Kina promovon “udhëtimet e hakmarrjes” për të ndihmuar ekonominë

schedule13:49 - 3 Tetor, 2020

schedule 13:49 - 3 Tetor, 2020

Miliona kinezë po udhëtojnë në të gjithë vendin në një periudhë e cila njihet si “turizmi hakmarrës”, pas gati një vit karantinim, bllokim dhe kufizim të lëvizjeve, raporton The Guardian.

“Udhëtimi i hakmarrjes” ose “turizmi i hakmarrjes” është term që përdoret për të përshkruar trendin e pashmangshëm të udhëtimeve dhe lëvizjeve, fill sapo njerëzit janë të lirë të lëvizin pas muajsh të bllokuar.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Kinë pret që rreth 550 milionë njerëz të udhëtojnë brenda vendit gjatë festës zyrtare tetë ditore që shënon festivalin e mesit të vjeshtës dhe ditën kombëtare të Kinës .

Fotografitë e postuara në rrjetet sociale, dita e parë të festës kombëtare, treguan vendet turistike të mbushura me vizitorë dhe stacionet e trenave të mbipopulluar, transmeton abcnews.al

Njerëzit u ankuan në forume në internet se hotelet ishin rezervuar dhe biletat për vendet turistike ishin shitur ose se trafiku e kishte bërë të pamundur lëvizjen. “Mbingarkesa është e pashmangshme,” tha një komentues në Weibo. “Më mirë të qëndrosh në shtëpi.”

Shpenzimet gjatë tetë ditëve të ardhshme do të jenë një tregues kryesor i rimëkëmbjes ekonomike të Kinës nga pandemia e Covid-19, transmeton abcnews.al

Gazeta shtetërore Economic Information Daily e përshkroi festën e këtij viti si “betejë kritike” për industrinë e turizmit. Komentuesit thonë se kjo shënon fillimin e “shpenzimeve për hakmarrje” nga konsumatorët kinezë.

Teksa Kina ka arritur të kontrollojë kryesisht virusin, pa ndonjë rast të ri të transmetuar lokal në pothuajse dy muaj, efektet e muajve të bllokimit vazhdojnë ende, ku shumë njerëz janë të papunë, ndërkohë që të tjerë nuk kanë të ardhura./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!