Genoa pushtohet nga COVID-19. Edhe tre futbollistë të tjerë kanë dalë pozitivë ditën e sotme. mediat në Itali raportojnë se Davide Biraschi, Domenico Criscito dhe Darian Males janë të infektuar me virusin famëkeq që ka futur shumë vende në kaos dhe ka shkaktuar viktima të shumta.
Kështu numri i të infektuarve te Genoa shkon në 22, duke u rritur ditë pas dite. Pas ndeshjes me Napolin ishin vetëm 14 pozitivë.
Për këtë arsye u shty edhe ndeshja e programuar për ditën e sotme kundër Torino. Një ditë më parë edhe te Napoli dolën dy të infektuar, çka ka shtuar frikën në Itali. /abcnews.al