Kurz: Shqipëria ka bërë shumë, por është herët për të thënë vendimin e Austrisë

schedule15:03 - 30 Maj, 2018

schedule 15:03 - 30 Maj, 2018

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se nuk mund të japë një përgjigje të qartë se kur do të çelen negociatat me Shqipërinë. Ai nënvizoi se vendi ynë në ka bërë shumë në procesin e integrimit dhe negociatat e pranimit janë drejt një rrugë të mirë.

Nuk mund t’ju jap një përgjigje apo siguri të qartë. Ka disa shtete të BE që për shkak të problemeve të rëndësishme e kanë të vështirë të thonë po, megjithatë ka një dëshirë të fortë në Shqipëri për të kryer reformat dhe ka një mundësi të mirë. Nuk e di se kur mund të merret ky vendim, por mund t’ju them se Shqipëria është në një rrugë të mirë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!