Teuta zgjodhi Egnatian e Kategorisë së Parë si kundërshtar për të zhvilluar një miqësore. Takimi u luajt në “Olympic Park”, aty ku u shënuan dy gola.
Të dy u realizuan në pjesën e dytë nga Egnatia e Gugash Maganit, që triumfoi 0-2 përballë djemve të Edi Martinit, fituesve të Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë.
https://www.instagram.com/p/CF2F6k6KSlJ/?utm_source=ig_web_copy_link
Artur Magani dhe Orian Xhemalaj autorët e golave për ekipin nga Rrogozhina, që vazhdon të tregojë një formë shumë të mirë dhe ka si objektiv ngjitjen në Superiore. /abcnews.al