Rama: 100 më të pasurit kanë paguar taksa më shumë se gjatë qeverisjes së PD-së

schedule09:57 - 2 Tetor, 2020

schedule 09:57 - 2 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka reaguar në lidhje me debatin më të funidt mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me taksat që kanë paguar biznesmenët.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se teksa opozita akuzon se oligarkët kanë marrë miliona nga qeveria e Ramës, këta të fundit theksojnë se ata kanë paguar më shumë taksa gjatë këtyre viteve të fundit.

Sipas Ramës 100 më të pasurit në vendin tonë kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së PD.

Meqë disa prej jush shkruan dje këtu se 10 më të mëdhenjtë paskan paguar më shumë se paskeshin marrë më shumë punë nga shteti (e pavërtetë), po ju ve sot para syve faktin tjetër kokëfortë, se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së dështakëve që dinë veç të gënjejnë, të shajnë e të bëjnë rrëmuja pa lidhje! #FakteKokëforta”, shkruan Rama.e.su./abcnews.al

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158197625991523