Dita e shortit të Europa League, ku marrin pjesë klube si Milan, Arsenal, Tottenham, Roma e Napoli, sa për të përmendur disa emra që paralajmërojnë se edhe ky kompeticion pritet të jetë interesant sivjet. Mungon Sevilla, fituesja në fuqi e kompeticionit, që garon në Champions.
Për t’u kthyer te shorti, në Nyon të Zvicrës prej orës 13:00 do të tërhiqen goglat dhe do të mësohen përbërjet e 12 grupeve. Ndërkohë janë përcaktuar edhe vazot dhe Roma e Napoli, ku luajnë Kumbulla e Hysaj janë në vazon e parë, kurse në vazon e dytë janë Dinamo Zagreb e PAOK të Lirim Kastratit dhe Enea Mihajt.
VAZO 1: Arsenal (ENG), Tottenham Hotspur (ENG), Roma (ITA), Napoli (ITA), Benfica (POR), Leverkusen (GER), Villarreal (ESP), CSKA Moskva (RUS), Braga (POR), Gent (BEL), PSV Eindhoven (NED), Celtic (SCO)
VAZO 2: GNK Dinamo (CRO), Sparta Praha (CZE), Slavia Praha (CZE), Ludogorets (BUL), Young Boys (SUI), Crvena Zvezda (SRB), Rapid Wien (AUT), Leicester (ENG), Qarabag (AZE), PAOK (GRE), Standard Liege (BEL), Real Sociedad (ESP)
VAZO 3: Granada (ESP), AC Milan (ITA), AZ Alkmaar (NED), Feyenoord (NED), AEK Athens (GRE), Maccabi Tel-Aviv (ISR), Rangers (SCO), Molde (NOR), Hoffenheim (GER), LASK (AUT), Hapoel Beer-Sheva (ISR), CFR Cluj (ROU)
VAZO 4: Zorya Luhansk (UKR), LOSC (FRA), Nice (FRA), Rijeka (CRO), Dundalk (IRL), Slovan Liberec (SVK), Royal Antwerp (BEL), Lech Poznań (POL), Sivasspor (TUR), Wolfsberg (AUT), Omonoia (CYP), CSKA Sofia (BUL)
Si funksionon shorti? Në mënyrë që klubet nga i njëjti vend të mos përballen mes tyre sipas rregullores, 12 grupet do të dallohen nga ngjyra. Grupet nga A në F do të jenë të kuqe, kurse grupet nga E në H blu. Kur një klub i çiftuar tërhiqet, për shembull në një nga grupet me ngjyrë të kuqe (A, B, C, D, E, F), klubi tjetër i çiftuar automatikisht caktohet në një nga katër grupet me ngjyrë blu (E, F, G, H, I, J). Çiftet janë si më poshtë:
Grupi A – Arsenal, Tottenham; Grupi B – Napoli, AC Milan; Grupi C – Benfica, Braga; Grupi D – Leverkusen, Hoffenheim; Grupi E – Villarreal, Real Sociedad; Grupi F – Gent, Standard Liege; Grupi G – PSV Eindhoven, Feyenoord; Grupi H – Celtic, Rangers; Grupi I – Dinamo, Rijeka; Grupi J – Sparta Praha, Slavia Praha; Grupi K – Ludogorets, CSKA Sofia; Grupi L – Rapid Wien, LASK; Grupi M – PAOK, AEK; Grupi N – Maccabi Tel Aviv, Hapoel Beer Sheva; Grupi O – LOSC Lille, Nice. /abcnews.al