Distancimi social, respektimi i higjienës së duarve si edhe mbajtja e maskës janë efektive në parandalimin e përhapjes së koronavirusit edhe në rastet kur ndodhemi në kontakt me një person që është pozitiv për Sars-Cov-2, konfirmon një studim i realizuar nga Universiteti Mahidol i Bangkok dhe Universiteti i Oksfordit.
Studimi u realizua me 211 raste të konfirmuara me koronavirus të gjitha këto simptomatike, gjithashtu u realizuan 839 kontrolle te persona të pakonfirmuar me COVID-19.
Në këtë studim rezultoi se njerëzit që mbajnë maskën gjatë kontaktit më një person pozitiv me COVID-19, rrezikohen 77 % më pak se personat që mbajnë maskë.
Sakaq respektimi i distancës të paktën një metër larg, zvogëlon rrezikun me 85%, ndërsa larja e shpeshtë e duarve zvogëlon infeksionin me 66%.
/abcnews.al/