Dalin pamjet, politikani “kapet mat” duket konsumuar kokainë

schedule22:27 - 30 Shtator, 2020

schedule 22:27 - 30 Shtator, 2020

Një politikan suedez është vënë në qendër të vëmendjes së mediave pasi u filmua duke konsumuar kokaine.

Sipas mediave, politikani që shihet duke marrë drogë është Darko Mamkoviç, i cili aktualisht është duke ushtruar postin e zyrtarit të qytetit Norcheping.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe vetë Mamkoviç i cili është shprehur se e gjithë ngjarja ka ndodhur teksa ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe personi që ja ka dhënë substancën kërkonte diçka në këmbim.

Ka qenë një gabim që e kam bërë ndërsa isha nën ndikim të alkoolit në një aheng, ku është konstatuar se personi që më ka dhënë këtë substancë po kërkon diçka në këmbim të materialit komprometues,” ka deklaruar politikani Mamkoviç.

Në videon e publikuar nga mediat, Mamkoviç shihet duke qëndruar ulur në divan dhe para tavolinës ai kishte disa kanoçe me pije energjike dhe pluhur të bardhë e cila pretendohet të jetë kokainë.

Mamkoviç është parë duke thithur dy herë mbi tavolinë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!