Elseid Hysaj e ka nisur shumë mirë sezonin e ri me Napolin. Kapiteni i kombëtares kuqezi i ka nisur si titullar dy sfidat e para në Serie A, teksa dhuroi një asist në fitoren e fundit 6-0 ndaj Genoas.
Për mbrojtësin e djathtë ka ardhur një ofertë nga Rusia e largët. Spartaku i Moskës ofron 7 milion euro për kartonin dhe një kontratë 5-vjeçare me 3 milion euro në sezon për shkodranin.
Gjithsesi, Hysaj nuk do të lëvizë nga Serie A. Calciomercato raporton se Napolin nuk e kënaq propozimi rus dhe pritet ta refuzojë ofertën e Spartakut. Edhe trajneri Gattuso është kundër shitjes së 26-vjeçarit. /abcnews.al