Mariah Carey “nuk e njeh” Jennifer Lopez, ç’ka ndodhur mes divave të muzikës

schedule14:23 - 30 Shtator, 2020

schedule 14:23 - 30 Shtator, 2020

Mariah Carey ka treguar edhe njëherë se “nuk e njeh” Jennifer Lopez. Mariah Carey ka thyer heshtjen për raportin me Jennifer Lopez dhe e gjitha daton në një nga këngët më të mëdha të Lopez. Arsyeja për përçarjen e supozuar ishte mjaft e errët gjatë viteve deri më tani me publikimin e “The Meaning Of Mariah.”

Mariah shpjegon se si origjina e përçarjes daton që nga martesa e saj me ish-shefin e Sony Music, Tony Mottola. Më parë, Carey ka treguar se si ish partneri i saj është përpjekur t’i shkatërronte karrierën pas ndarjes. “Ai ishte i zemëruar për divorcin dhe largimin tim nga Sony, dhe ai përdori të gjithë fuqinë dhe lidhjet e tij për të më ndëshkuar.”, thotë këngëtarja.

Mariah Carey

Sipas krijueses së hitit “We Belong Together”, filmi Glitter ishte arsyeja e përçarjes. Mariah shpjegon se si e regjistroi këngën “Loverboy”, përshtatur nga “Firecracker” të Yellow Magic Orchestra dhe se si Sony e licensoi atë për “I’m real” të Lopez.

“Pasi dëgjova këngën time të re, duke përdorur të njëjtin shembull që kam përdorur, Sony nxitoi të bënte një single për një tjetër femër argëtuese në etiketën e tyre (të cilën nuk e njoh)“, shtoi ajo, duke nënkuptuar kështu se i referohej Jenniferit për të cilën është shprehur edhe më parë se “nuk e njeh”. xh.d/abcnews.al

Jennifer Lopez

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!