Belgjika formoi qeverinë e re të mërkurën, 16 muaj nga zgjedhjet. Ministri i përkohshëm i Financave Alexander De Croo u emërua si Kryeministri i ri.
Pas disa javësh bisedimesh, shtatë parti ranë dakord të formonin një koalicion për të zëvendësuar administratën e përkohshme të Sophie Wilmes, e cila u emërua në fillim të pandemisë së koronavirusit në mars.
Belgjika nuk ka pasur një qeveri të plotë që nga dhjetori 2018, kur u rrëzua një koalicion me katër parti, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al
Qeveria e De Croo do të fillojë zyrtarisht punën të enjten kur ai dhe kolegët e tij ministra të betohen nga Mbreti Philippe.
“Ne kemi bërë atë që dukej e pamundur për një kohë të gjatë në vendin tonë, përkatësisht formimin e një qeverie federale,” tha De Croo në një deklaratë të shkurtër për gazetarët. g.v/abcnews.al

