Leroy Sane ka pësuar një dëmtim që e lë atë jashtë për gati një muaj. Sulmuesi anësor, i cili u ble nga Manchester City prej Bayern Munich, ka pësuar një dëmtim në gju.
Vetë trajneri Hans Flick e konfirmoi mungesën e gjermanit në finalen e Superkupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmund.
Update @LeroySane19: After Injury Sané will be absent for three to four weeks @FCBayern
— Christian Falk (@cfbayern) September 29, 2020
Në Gjermani zbulojnë edhe kohëzgjatjen e rikuperimit të Sane. Gazetari i Bild, Christian Falk, raporton se sulmuesi do të mungojë për 3-4 javë për Bayern dhe stafi teknik do të duhet të shohë alternativa të tjera deri në rikuperimin e tij. /abcnews.al