Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dënohet me 1 vit e 6 muaj burg

schedule12:51 - 29 Shtator, 2020

schedule 12:51 - 29 Shtator, 2020

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski shpallen fajtorë për rastin “Shuplakat”. Gruevski është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ndërsa ish-ministri Janakieski është dënuar me 1 vit burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën penale.

Për të njëjtën vepër penale është dënuar me 9 muaj burg me kusht se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin të njëjtën shkelje edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski.

Me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski.

Një ditë më parë u dënua edhe ish-ministrja e Brendshme në Maqedoninë e Veriut me katër vite burg për një rast korrupsioni gjatë qeverisjes së Gruevskit.

Jankullovska u dënua për çështjen “Tanku”, e cila lidhet me blerjen e një Mercedesi luksoz në përdorim të vetë Gruevskit./mv. abcnews.al