Mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, Jan Krivak, është sulmuar nga qentë endacakë, në rrugët e qytetit. Pas plagëve të marra, futbollisti është shoqëruar menjëherë në spitalin e Tetovës.
Krivak është titullar te Shkëndija dhe bëri paraqitje shumë të mirë kundër Tottenham, duke pasur parasysh emrat që kishte përballë, si Kane, Lucas Moura e Heung-min Son.
Nuk dihet ende gjendja e Krivak, pasi nuk ka njoftim, por kjo mbetet një histori e pabesueshme. Duket se fenomeni i qenve endacakë, ekziston edhe në Tetovë, Maqedoni./abcnews.al