Andreas Pereira është goditja e radhës e Igli Tares në merkato. Drejtori sportiv i Lazios ka arritur akordin me Manchester United, klubit që zotëron kartonin e mesfushorit ofensiv.
24-vjeçari i lindur në Belgjikë por me origjinë nga Brazili (numëron një takim të luajtur me 5 herë kampionët e botës) do të transferohet në Romën bardhekaltër në formë huazimi.
Klubi i Serie A ka të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit për shumën e 27 milion eurove. Pereira mund të aktivizohet edhe si “mezzala’, por edhe si sulmues i dytë.
Një alternativë cilësore për trajnerin Inzaghi në sulm, një ndër repartet më të forta të ekipit, teksa Pereira shënoi 2 gola në 40 ndeshje të luajtura me United sezonin e kaluar. /abcnews.al