Pezullohet nga detyra kreu i OFL-së Artan Shkëmbi

schedule12:55 - 28 Shtator, 2020

schedule 12:55 - 28 Shtator, 2020

Pezullohet nga detyra Artan Shkëmbi, drejtor në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Artan Shkëmbi është kreu i task forcës “Forca e Ligjit”, shkruan abcnews.al.

Urdhri për pezullimin e tij nga detyra mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Velit. Lajmi konfirmohet për ABC NEWS nga burime të sigurta të policisë.

Mësohet se Artan Shkëmbi ishte nën hetim nga SPAK për nxjerrje te sekretit hetimor dhe për këtë arsye GJKKKO ka vendosur pezullim.

Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale. /abcnews.al