Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur pasi një mjet tip “Volksëagen” ka dalë nga rruga në autostradën Milot -Fushë Krujë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:00.
4 personat që udhëtonin në të janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Por drejtuesi i mjetit një 26-vjeçar, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët 21-vjeçar, banues në Tiranë , kanë ndërruar jetë në spital.
Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë 18 vjeç dhe 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./abcnews.al