Një masakër në një lokal la 11 persona të vdekur të dielën, thanë autoritetet meksikane, ndërsa vendi lufton me një normë rekord të vrasjeve pavarësisht nga zotimi i qeverisë për të ndaluar dhunën e bandave.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit qendror meksikan të Guanajuato tha se trupat e shtatë burrave dhe katër grave u gjetën në lokal në orët e para të mëngjesit të së Dielës në qytetin Jaral del Progreso. Një grua tjetër u gjet me lëndime me armë zjarri, thanë autoritetet në një njoftim për shtyp.
Guanajuato, është bërë një skenë e përsëritur e dhunës kriminale në Meksikë, e shkatërruar nga një luftë mes bandës lokale Santa Rosa de Lima dhe kartelit të fuqishëm Jalisco Neë Generation.
Në korrik, personat e armatosur vranë 24 njerëz në një qendër rehabilitimi të drogës në Guanajuato. g.v/abcnews.al