Goli i Kessie në fund të pjesës së parë e ka çliruar Milanin, që kërkon të marrë me çdo kusht tre pikët kundër Crotonë. Ky objektiv tani është edhe më pranë.
Skuadra e Stefano Pioli ka shënuar edhe golin e dytë dhe këtë herë rrugën e rrjetës e ka gjetur një prej afrimeve të kësaj vere.
Brahim Diaz ka ndëshkuar skuadrën e Crotone me një gjuajtje pranë portës dhe tani Milani kryeson 2-0. Goli i parë për mesfushorin me fanellën kuqezi. /abcnews.al