Sulmuesi uellsian, Gareth Bale, u rikthye te Tottenham pas shtatë vitesh, në formë huazimi 12-muaj nga Real Madrid. Sulmuesi u shpreh se ndihet shumë i lumtur me rikthimin e tij tek ekipi londinez, si dhe pranoi se situata e tij te Real Madrid, nuk ishte aspak e mirë.
“Jam shumë i lumtur që u riktheva sërish te Tottenham, sepse e dua këtë klub. Kam kujtime shumë të mira dhe ndihem mirë. Kam besimin e plotë të klubit dhe e ndjej këtë gjë. Reali? Dua të shijoj futbollin tim. Në Madrid vuajta për pak kohë. Të gjithë e panë.
Kur nuk je i lumtur, është e vështirë që të luash në nivelin më të mirë. Jam shumë i qetë dhe mundohem të mbaj veten larg kamerave dhe mediave. Kjo ndoshta nuk u pëlqeu atyre”, u shpreh Bale./abcnews.al