Punonjësja e Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër rezulton pozitive me koronavirus

schedule11:41 - 27 Shtator, 2020

schedule 11:41 - 27 Shtator, 2020

Një punonjëse e sigurimeve shoqërore në Gjirokastër është konfirmuar pozitive me koronavirus.

Mësohet se prej ditës 18 ajo nuk është paraqitur në ambientet e punës, duke ulur kështu rrezikun për përhapje të infeksionit në radhët e kolegëve.

Gjirokastra numëron 76 raste aktive me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.  Ditën e djeshme në këtë qytet u konfirmuan katër raste të reja./mv. abcnews.al