Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë ku për pasojë një automjet që drejtohej nga A.H., ka aksidentuar një vajzë të mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe.
Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Me datë 27.09.2020, rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim./mv. abcnews.al