Mesfushori Bruno Telushi ka firmosur për Neftchi Baku në Azerbajxhan, vetëm pak javë pasi u afrua te Kukësi nga Partizani. Klubi i Kukësit e zyrtarizoi largimin e mesfushorit, ndërsa vetë Telushi, i ka falenderuar të gjithë.
“Kjo ishte një eksperiencë e shkurtër për mua me fanellën e Kukësit, por që e shijova në maksimum. Dua t’i falenderoi të gjithë për respektin që treguan për mua.
Falenderoj presidentin, falenderoj jashtë mase shokët e ekipit dhe mbi të gjithë, dua të falenderoi trajnerin tim të zemrës, që është padyshim një pikë shumë e fortë për mua dhe një mbështetës. Faleminderit Kukësit, me respekt Bruno Telushi”, shkroi mesfushori në faqen e tij zyrtare në Instagram./abcnews.al