Prindërit në Lezhë, të shtunën, patën vetëm 4 orë kohë për të siguruar dokumentin pa të cilin të hënën nuk mund të dërgojnë fëmijët në shkollë. Vërtetimin që i ka kryer të gjitha vaksinat.
Këtë urdhër iu kanë dhënë drejtuesit e shkollave të premten pa marrë në konsideratë fundjavën.
“Dje pasdite erdhi mesazhi nga mësuesi që ditën e hënë nuk pranohen në shkollë pa vërtetimin e vaksinimit. Të paktën të kishin lënë një javë afat.”
Disa prej prindërve ishin te paqartë për këtë vendim të njësisë së kujdesit shëndetësor pasi një vërtetim i tillë është dorëzuar në shkolla e kopshte dhe në momentin e regjistrimit të fëmijëve.
“Po tash s’di gja ne na e kërkun, edhe të hënën na kanë thënë nuk pranohet pa njat.”
Njësia vendore e kujdesit shëndetësor ka ne juridiksion konsultoret dhe qendrat shëndetësore ku kryhet vaksinimi i fëmijëve dhe të dhënat mund të sigurohen prej saj, por në njoftimin e shpërndarë nëpër shkolla iu kërkohet prindërve ta bëjnë këtë gjë. /abcnews.al/