Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshjet e dendura të shiut, Policia Rrugore bën paralajmërimin për drejtuesit e mjeteve

schedule14:43 - 26 Shtator, 2020

schedule 14:43 - 26 Shtator, 2020

Duke u nisur nga reshjet e dendura të shiut që solli me vete përkeqësimi i motit, Drejtoria e Policisë Rrugore ka njoftuar se policia rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore.

Po ashtu, apelohet që të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Kërkohet që drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Po ashtu, në njoftim thuhet se drejtuesit e motomjeteve duhet të vendosin kaskën mbrojtëse, ata të biçikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast reshjesh të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, që të mos rrezikojnë jetën e tyre.

Kërkohet që një vëmendje të veçantë të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi për shkak të shiut dhe të errësirës, rreziku është i madh për t’u përfshirë në aksident rrugor. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!