Sulmuesi i Lausanne Sport, Andi Zeqiri, është shumë pranë largimit nga klubi zvicerian. Në ditët e fundit u raportua se ai kishte arritur një marrëveshje me Parmën, por kjo lëvizje nuk u finalizua në fund.
Është gazetari italian, Gianluca Di Marzio, ai që konfirmon sirenat angleze për 21-vjeçarin dardan. Klubi i Brighton që kërkon shërbimet e sulmuesit, i cili pritet t’i bashkohet kombëtares kosovare muajin e ardhshëm.
#Parma, salta l’arrivo di Zeqiri.
Giocatore verso il #Brighton https://t.co/BWmdl9JXZ9— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 25, 2020
Madje pak çaste më parë ka qenë vetë babai i lojtari që konfirmoi tratativat. Avdi Zeqiri zbuloi për Periskopin edhe shumën e transferimit të djalit të tij në klubin e Premier League, që pritet të mbyllet për 5.4 milionë euro. /abcnews.al