Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Prezantojmë propozimet tona dhe kërkesat”, Liga vendos të thyejë heshtjen

schedule17:08 - 25 Shtator, 2020

schedule 17:08 - 25 Shtator, 2020

Liga Profesioniste e Futbollit vazhdon bojkotin deri në momentin që qeveria do të plotësojë 4 kërkesat e saj. Presidenti i Ligës, Edvin Libohova deklaroi gjatë ditës së hënë që është marrë vendimi për heshtje shtypi, teksa nesër paradite do të mbahet një konferencë për shtypin.

Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se ditën e nesërme (e shtunë) në orën 11:00 do të organizojë një konferencë për shtypin për të prezantuar propozimet ligjore për ligjin e sponsorizimit, si dhe kërkesa e tjera të Ligës drejtuar kryeministrit.

Në këtë konferencën do të marrë pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ftohet media të jetë e pranishme në sallën e konferencave të stadiumit  ‘Air Albania’“, lexohet në komunikatën zyrtare të Ligës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!