Ishte në kërkim, por lëvizte i qetë pranë policisë, qytetari e bllokon dhe ua dorëzon efektivëve

schedule15:54 - 25 Shtator, 2020

schedule 15:54 - 25 Shtator, 2020

Mesditën e sotme një person në kërkim ka vendosur në alarm policinë e Tiranës, pranë drejtorisë në zonën e “Myslym Shyrit”.

Gazetarja e Abc News Xhensila Kodra raporton se i shpalluri në kërkim nga policia pak kohë më parë për dhunë në familje ditën e sotme është pikasur nga efektivët duke kaluar pranë drejtorisë së policisë.

Në këtë moment efektivët janë vendosur në lëvizje për ta arrestuar, por objektivi është larguar me vrap.

Në operacionin për kapjen e tij, policinë e ka ndihmuar një qytetar, i cili në momentin që e ka parë duke u larguar me vrap, e ka bllokuar duke ia dorëzuar policisë.

I arrestuari ishte në kërkim për dhunë në familje, por pavarësisht kësaj lëvizte i lirë, madje guximi shkoi deri aty, sa kaloi edhe pranë drejtorisë së policisë, por tashmë ndodhet pas hekurave. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!