Soreca takon kryetaren e KLGJ-së: Pozicionet e mbetura të Gjykatës së Lartë mbeten përparësi

schedule13:44 - 25 Shtator, 2020

schedule 13:44 - 25 Shtator, 2020

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka takuar ditën e sotme kryetaren e KLGJ Naureda Llagami.

Përmes një postimi në Twitter, ai shprehet se Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit.  Sakaq, Soreca ka theksuar se plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore.

“Unë u takova sot me Kryetaren e KLGJ Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore. # BE-ja mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor”, shkruan ambasadori Soreca. l.k/abcnews.al