Kanye West është shprehur se industria e muzikës është një “sistem i prishur që duhet rregulluar”, dhe “ekuilibri i fuqisë” midis artistëve dhe etiketave është “shumë i gjerë”. Në një intervistë të dhënë së fundmi, reperi tha se do të dëshironte të “thyejë” rregullat për mënyrën se si paguhen artistët.
“Ju duhet të përshtateni,” tha ai duke shtuar “Nuk mund të ketë rregulla të vjetra për lojëra të reja.” Reperi tha se qëllimi i tij përfundimtar ishte që të gjithë artistët të zotëronin të drejtat autoriale të regjistrimeve të tyre.
West ka shpjeguar dhe më parë se sa e rëndësishme është për një artist përsa iu përket të drejtave autoriale. “Kur nënshkruani një marrëveshje muzikore, ju nënshkruani të drejtat tuaja. Pa mjeshtrat nuk mund të bësh asgjë me muzikën tënde. Dikush tjetër kontrollon se ku luhet dhe kur luhet. Artistët nuk kanë asgjë përveç famës, tureve dhe tregtisë.” xh.d/abcnews.al