Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka folur për largimin e Luis Suarez, i cili iu bashkua rivalëve të Atletico Madrid për 6 milion euro. Për largimin e bomberit, Bartomeu tha:
“Do të doja të vendosja një statujë kur tifozët të rikthehen në stadium, kështu që të gjithë t’i japin lamtumirën. Dua të them se sa shumë na ka dhënë Suarez, në aspektin e karakterit, shpirtit luftarak dhe mentalitetit për të fituar.
Në emër të tifozëve të Barcelonës, dua të falenderoj Suarez për 6 vitet në klub. Kanë qenë momente të paharrueshme dhe shpresoj të jesh i lumtur si në jetën personale edhe në atë profesionale. Barcelona do jetë gjithmonë shtëpia jote”. /abcnews.al