Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka përshëndetur hapin e presidentit Ilir Meta për të shpallur vakancën për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese. Kim falenderon Metën dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi për këtë hap që i shërben ngritjes sa më të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese.
Ambasadorja thotë se shpreson se juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrje, ndërsa thekson rëndësinë për të ecur përpara në reformën në drejtësi.
“Faleminderit presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të parlamentit Ruci për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Kushtetuese. Ne shpresojme se juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”, shkruan ambasadorja.
Thanks to Pres @ilirmetazyrtar & Speaker Ruci for quickly re-opening the call for candidates for the Constitutional Ct. We hope ?? jurists will answer this important call to serve their country. Let’s keep moving forward to deliver Justice! https://t.co/0wc4AE8juq
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 24, 2020
Kim ka rikthyer edhe një thirrje të bërë prej saj në datë 18 shtator për bashkëpunim mes Metës dhe Ruçit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese./mv. abcnews.al