Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Manaj në merkato, nga Italia zbulohet klubi turk që i është vënë pas

schedule15:33 - 24 Shtator, 2020

schedule 15:33 - 24 Shtator, 2020

Rey Manaj, sulmuesi i kombëtares shqiptare, mund të ndryshojë skuadër këtë verë. Aktualisht pjesë e Barcelonës B,  lushnjari ka disa opsione për të ardhmen. Më herët u lakua Hellas Verona si një pistë.

Tani në skenë ka dalë një klub turk, sikurse raporton Gianluca Di Marzio. Bëhet fjalë për Kasimpasa, klubin e Superligës, që thuhet se ka nisur bisedimet me katalanasit.

Nuk dihet sa pretendon Barcelona të përfitojë nga shitja e Manajt, por sigurisht që nuk do të ketë pretendime të mëdha. Për Kasimpasa transferimi i sulmuesit shqiptar do të ishte shumë i vlefshëm. / abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!