Opozita parlamentare ka depozituar sot një projektligj të ri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Hajdari nga jashtë Kuvendit i bëri thirrje më herët, opozitës parlamentare që të firmosin propozimin që përmban disa ndryshime shtesë, sa i takon Kodit Zgjedhor.
Lexo edhe: “Çdo sakrificë ia vlen për listat e hapura”, Hajdari: Pragu zgjedhor të eliminohet
Kështu, drafti është firmosur nga Myslim Murrizi, Rudina Hajdari, Halit Valteri, Arlind Çaçani, Ralf Gjoni, Arben Elezi, Alban Zeneli dhe Halil Jakimi.
Në projektligj kërkohet që pragu elektoral të jetë 1% dhe jo 3 siç është parashikuar në draftin e PS-së. Po ashtu, Kryetari i Partisë mund të kandidojë në disa zona. Propozimet janë dorëzuar në Kuvend, ndërsa Komisioni i Ligjeve ka caktuar edhe një grup pune për të shqyrtuar ndryshimet.
Grupi i punës përbëhet nga Korab Lita, Damian Gjiknuri dhe Klotilda Bushka. Komisioni i Ligjeve i ka dhënë afat grupit të punës deri më 30 shtator. /abcnews.al/