Vicenzo Spadafora, ministri i Sportit në Itali, ka dhënë një intervistë sot, ku ka treguar zhvillimet dhe risitë më të fundit të punës që po bëhet për të rikthyer tifozët në stadium. Mes të tjerash, Spadafora tha:
“Risi e këtyre orëve është se ne kemi ndarë nevojën për një protokoll që duhet të unanimisht të miratohet nesër nga të gjithë presidentët e rajoneve. Në Angli, do të mbyllet të paktën deri në mars 2021 dhe për fat të keq, gjithashtu në Francë deri në fund të vitit.
Është e qartë se qëllimi im dhe i gjithë qeverisë është që tifozët të kthehen në stadiume dhe në përgjithësi, në të gjitha mjediset sportive dhe për të gjitha disiplinat, duke dhënë rregulla uniformë për të gjithë”, u shpreh Spadafora./abcnews.al