Manchester United arriti të kalojë pa problem në raundin tjetër të Carabao Cup, pasi mposhti me rezultatin 0-3 modestët e Luton Town. Të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer zhvilluan një ndeshje të mirë mbrëmjen e djeshme, ku ra në sy performanca e portierit Dean Henderson.
Kjo ishte ndeshja e parë për gardianin anglez me fanellën e “Djajve të Kuq” dhe ai arriti ta mbante portën e paprekur. Madje 23-vjeçari bëri një pritje të shkëlqyer kur rezulatati ishte ende 1-0 për United, duke ruajtur avantazhin.
@deanhenderson pic.twitter.com/pv4ulGQp1j
— Tin Ko Ko Lwin (@TinKoll) September 22, 2020
Menjëherë pas ndeshjes mediat angleze e çuan në piedestal Henderson dhe pritja e tij u bë virale në rrjetet sociale. Ndoshta ai mund të jetë një nga kanditatët potencial për të zëvendësuar De Gean, i cili në kohët e fundit ka zhgënjyer me paraqitjet e tij. /abcnews.al