Tre të rinj janë arrestuar nga policia pasi akuzohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rrahur me sende të forta një person, K.H. Abcnews.al mëson se në pranga janë vënë Syrja Zeqirllari, Endi Zeqirllari dhe Redjon Çeliku.
Ndërsa aktualisht K.H., ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, prej më shumë se një muaji. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 09.08.2020, ku mbeti i dëmtuar me sende të forta një shtetas.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.1, operacioni i koduar “Kombinimi”.
Kapen dhe ndalohen 3 shtetas, autorë të dyshuar të ngjarjes, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.
Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, nga Komisariati i Policisë Nr.1 u zhvillua operacioni Policor “Kombinimi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht :
S.Z., 23 vjeç, E.Z., 18 vjeç dhe R.Ç, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Mihal Grameno”, me date 09.08.2020, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin K.H., i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Traumës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv. abcnews.al