Valët e nxehtësisë dhe zjarret në pyje, akulli në Arktik bie në nivele rekord

schedule08:43 - 23 Shtator, 2020

schedule 08:43 - 23 Shtator, 2020

I nxehti i këtij viti, si dhe zjarret në pyje kanë bërë që akulli në arktik të shkojë në nivelin e tij më të ulët, për herë të dytë që prej se janë mbajtur regjistrime.

Ekspertët nga “National Snoë and Ice Data Centr” (NSIDC) zbuluan se akulli në detin e Arktikut ishte 1.44 milion milje katrorë, në fund të shkrirjes së verës vjetore.

Sipas studimit, ky është niveli më i ulët i akullit të detit, të regjistruar në fund të verës në thuajse 42 vite, qëkur satelitët nisën monitorimin. Niveli më i ulët u regjistrua në vitin 2012.

Shkak për shkrirjen e akullit mendohet të jetë temperaturat e pazakonta në Siberi si dhe zjarret e rëna në pyje rreth e qark rajonit.

Pjesëtarë të shoqatave të ndryshme ambientaliste kanë nisur të bëjnë thirrje për marrje të menjëhershme masash, duke përfshirë edhe uljen e nivelit të emetimit të gazeve serë. s.b/abcnews.al/