Paske shtuar kile! Fotografia e njohur pranon: Jam bullizuar

schedule17:57 - 22 Shtator, 2020

schedule 17:57 - 22 Shtator, 2020

Fotografia Fjoralba Maliqi gjatë emisionit ABC e Pasdites me Ermal Peçi ka treguar se është bullizuar për shkak të peshës trupore.

Këtë e tha pasi moderatori Ermal Peçi pyeti për paragjykimet dhe steriotipet me të cilat hasen në punën e përditshme si fotografe.

“Unë pjesën e bullizmit e kam shumë tmerr, jo se e vuaj vetë. Mund të jem bullizuar, edhe jam bullizuar, por siç e thashë dhe më parë jam një person që nuk e vras mendjen kurrë se çfarë po më thotë x apo y. Po flasim gjithmon për format fizike shprehjet si “u sa tule ke” , I kam edhe? Problemi juaj qëndron në..?”

Ajo është ndalur në rrëfimin e saj edhe në detaje të tjera të punës dhe jetës profesionale si bërja e fotove nudo, fotove artistike të bebave apo edhe shumë VIP-ave.

Për këto të fundit është shprehur se me disa është e lehtë të punosh dhe me disa të tjerë duhet t’i plotësosh kërkesat që kanë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!