Qëllohet me thikë një 17-vjeçar në Sukth

schedule15:50 - 22 Shtator, 2020

schedule 15:50 - 22 Shtator, 2020

Një 17-vjeçar është qëlluar me thikë ditën e sotme në Sukth. I plagosuri është Elvin Zira. 17-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në Sukth, pas një konflikti të çastit. Autori i dyshuar i ngjarjes sipas policisë është M.I. ndërsa efektivët janë vendosur në ndjekje të tij.

Grupi hetimor po merr në pyetje dëshmitarët që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes, kur 17-vjeçari u qëllua me thikë. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!