Konfirmimi i 5 rasteve me Covid 19 në radhët e mësuesve në shkollën 9 vjeçare “Shefqet Tançi” në qytetin e ri të Bulqizës, ka bërë që të shtohen masat për arsimtaret e nxënësit.
Infektimi arsimtarëve detyroi autoritet ti bënin tamponin nxënësve e kolegëve të shkollës. Përgjigjja e tamponit për 18 prej tyre ishte negativ. Prej së premtes ata ishin izoluar në shtëpi, por të hënën iu bashkuan pjesës tjetër të shokëve. Konfirmimi i tyre negativ bëri që shkolla mos të mbyllej.
Sipas Inspektoritit të Kujdesit Shëndetësor, nuk ka mësues dhe nxënës të prekur.
Fëmijët thanë për Abc News se nuk kanë frikë, e se maskat i mbajnë gjatë gjithë kohës
Por si është zgjidhur zëvendësimi i mësuesve të infektuar tregon nënprefekt i Bulqizës Avni Muliu.
“Zyra Arsimore ka bërë menjëherë zëvendësimin e këtyre mësuesve nga kontingjenti i mësuesve që janë aplikantë për të filluar punë. Nuk kemi asnjë nxënës të infektuar me Covid-19. Edhe mësimi vazhdon rregullisht dhe pa asnjë problem”, thotë ai.
Ndërkohë mësuesit e konfirmuar pozitiv janë në gjendje të mirë shëndetësore, e të izoluar në banesa. /abcnews.al