Ambasadori britanik takon Hajnajn: Krijimi i BKH-së lajm i keq për ata që mburren para ligjit

schedule15:58 - 21 Shtator, 2020

schedule 15:58 - 21 Shtator, 2020

Ambasadori britanik në Shqipëri Duncan Norman ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shefen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa përmes një postimi në Twitter shkruan se krijimi i këtij institucioni është lajm i keq për ata që injorojnë dhe mburren para ligjit.

Takim i mirë me Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit është progres i prekshëm për Reformën në Drejtësisë, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lajm i keq për ata që mburren para ligjit” shkruan ai.

Duncan Norman është ambasadori në largim, teksa vendin e tij në Shqipëri do ta zërë Alastair King-Smith./db/Abcnews.al