Në Holandë është arritur një tjetër rekord me rastet pozitive të koronavirusit.
Numri i rasteve të reja ditore në Holandë sot tejkaloi pragun e 2,000 për herë të parë, sipas të dhënave të njoftuara nga autoritetet shëndetësore.
Numri i të infektuarve u rritë me 2,215 në gati 96,000 , duke vendosur një rekord të pestë të lartë në shtatë ditët e fundit.
Vendet e BE po përballen ditët e fundit me një numër të lartë të infektuarish me Covid-19. Sipas ekspertëve nuk përjashtohet mundësia që vendet do të përballen me një valë të dytë të koronavirusit. g.v/abcnews.al