Tashmë është zyrtare. Blerja më e re e Lazios, Vedat Muriqi, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus dhe ndodhet i izoluar. Sulmuesi i kombëtares kosovare u transferua nga Fenerbahce tek kryeqytetasit italian këtë muaj dhe ka qenë vetë klubi italian që ka konfirmuar lajmin.
Muriqi ishte kthyer në Turqi për të mbyllur përfundimisht kalimin e tij tek Lazio dhe iu nënshtrua testit të Coronavirusit. Kujtojmë që bomber kreu testet mjekësore javën e kaluar në Romë, por fatmirësisht ai është asimptomatik dhe është vetëizoluar.
Gjithsesi debutimi i tij në Serie A do të shtyhet për në muajin tjetër dhe sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, aktualisht ai është i dëmtuar. Muriqi po rikuperohet nga një dëmtim dhe pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Inzaghin nga mesi i tetorit. /abcnews.al