Fidel Ylli, i mandatuar nga kryeministri Edi Rama për të folur me komunitetin e futbollit, është paraqitur pranë “Air Albania Stadium”. Ai do të marrë pjesë në mbledhjen që Liga Profesioniste e Futbollit po zhvillon.
Kjo është një shenjë pozitive, pas replikave të shumta në media. Praktikisht së shpejti me gjasa ekipet do të zbresin në fushë dhe prania e Fidel Yllit në mbledhje është një shenjë.
Liga ka bere katër kërkesa dhe deri më tani kishte kërkuar të fliste vetëm me kryeministrin. Kërkesat lidhen me Ligjin e Sponsorizimit, uljen e TVSH në 6 për qind, faljen e kamatave për detyrimet fiskale dhe heqjen e tatimit mbi pagën e futbollistëve për 10 vite dhe jo për dy sa e ka miratuar parlamenti. /abcnews.al