Zidane: Lamë dy pikë, nuk na rrezikuan fare. Odeggard? Jam i kënaqur me të

schedule11:17 - 21 Shtator, 2020

schedule 11:17 - 21 Shtator, 2020

Real Madrid e nisi kampionatin e ri me një barazim pa gola në fushën e Real Sociedad. “Los Blancos” dominuan sfidën, por nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë.

Zinedine Zidane vlerëson lojën e ekipit, sidomos atë të shfaqur në fraksionin e parë, komenton ndeshjen dhe thekson se ekipi i tij humbi dy pikë mbrëmjen e së dielës.

Humbëm dy pikë ndaj Sociedad, sepse ne synojmë gjithmonë të fitojmë ndeshjet. E dinim që s’do e kishim të lehtë. Luajtëm një ndeshje të mirë dhe nuk lejuam kundërshtarët të krijonin asnjë rast.

VIDEO e REAL SOCIEDAD-REAL MADRID

Në pjesën e parë u shfaqëm shumë dominues, në të dytën ekipi pati një farë rënie. Odegaard? Jam i lumtur dhe i kënaqur me debutimin e tij, rëndësi ka që nuk ndjen më dhimbje në gju.

Sa i përket zëvendësimeve, nuk kam asgjë në lidhje me Jovic dhe Mayoral. Thjesht vendosa të bëj disa ndryshime në aspektin taktik, duke zgjedhur lojtarë të tjerë“, deklaron trajneri francez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!