La Italinë për karrierë në Shqipëri, artistja e re shqiptare: U mbylla në dhomë…

schedule11:00 - 21 Shtator, 2020

schedule 11:00 - 21 Shtator, 2020

Laura Fetahu është këngëtarja më e re në tregun shqiptar. Edhe pse ka ikur në Itali që 6-muajshe, ajo është rikthyer në vendin e saj për të krijuar një karrierë të re muzikore.

E ftuar në ABC e Mëngjesit, Laura tregoi se në shtetin italian kishte një bandë muzike dhe performontë në klabet e natës.

Bukuroshja ka folur edhe për këngën e saj të re “Folna na”, të cilën u shpreh se e kishte krijuar vetë për pesë minuta.

“Këtë këngë e kam realizuar në karantinë vetë. Kam qenë në karantinë ishte një ditë shiu dhe i thash hallës në Shijak se isha te shtëpia e saj, më lerë vetëm.  Kështu u mbylla në dhomë dhe për pesë minuta krijova këngën.  Unë kam bërë vijën melodike dhe tekstin, ndërsa me muzikën është marrë Vini”, tha Laura.

Nga ana tjetër në një lidhje me Skype, producenti Ervin Gonxhi foli për vlerat e këngëtares dhe planet që kanë në të ardhmen.

“Sot është shumë kollaj për të gjetur producent.  Në Insta jemi njohur, isha në Angli dhe e pash që kishte disa live që bënte gjatë karantinës.  Ajo është vetvetja, është shumë Laura. Idea është që për pak famë njerëzit do të shtiren për pak famë prandaj.

Kjo është kënga e parë, kemi edhe 10 këngë të tjera. I kemi hedhur demot në studio, presim t’i nxjerrim në bashkëpunim me Nattin.  Unë të jem i sinqertë unë nuk doja ta nxirrja këtë këngë pasi në treg janë 1 miliard të tilla. Por nuk doja ta mërzisja Laurën dhe e lash zgjedhjen e saj”, u shpreh ai. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!