Bojkoti, LSI: Rilindja e urren futbollin, qeveria e paaftë

schedule23:09 - 20 Shtator, 2020

schedule 23:09 - 20 Shtator, 2020

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook akuzon qeverinë se nuk ka marrë angazhimin e duhur për të zgjidhur problemin e krijuar me futbollin në Shqipëri. “Rilindja e urren futbollin dhe nuk i ben pershtypje qe vetem ne Shqiperi nuk luhet futboll si ne asnje vend te Europes. Rilindja ben ligje brenda nates per  koncesionet miliardere te oligarkeve kurse per ndryshimet ligjore per sportin nuk ka kohe.

Rilindja brenda nates ndryshon Kushtetuten per votat ndersa ligjet per sportin nuk i ndryshon “dot”. Mijra njerez te bote se futbollit shqiptare si lojtare, stafe traineresh dhe mijra punonjes te tjere ndihmes jane te bllokuar per shkak te nje kryeministri dhe nje qeverije, destruktive dhe te paafte qe vetem prishin gjithshka” shkruan ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!