Negociatori i specializuar i RENEA-s ka nisur misionin për të bindur 31-vjeçarin Elton Meta që të dorëzohet. I riu që ndodhet në oborrin e banesës së vjehrrit në fshatin Zhupan, nuk pranon. Pas thirrjeve me megafon, negociatat me Metën në depresion po bëhen edhe përmes telefonit.
Nëse brenda një ore nga thirrjet nuk pranon të dorëzohet, RENEA kalon në fazën tjetër për ta neutralizuar duke e qëlluar, teksa pozicionet i kanë marrë tre snajperistë, raporton gazetarja Valbona Davidhi nga vendi i ngjarjes prej orës 22:30.
Banorët e fshatit janë terrorizuar, pasi 31-vjeçari qëlloi tre herë në ajër, dy herë përpara se të vinte policia dhe njëherë në momentin që erdhi RENEA, duke u kërkuar të largohen.
Ndërkohë që policia deklaroi se brenda shtëpisë së vjehrrit të Metës nuk ndodhet asnjë person, pasi janë evakuuar, Abc News mëson se ndodhen 5 familjarë.
Shkak i gjithë historisë është bërë një sherr për arsye xhelozie me gruan në shtëpinë e vjehrrit. db/Abcnews.al