N/kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho e cilëson si fasadë dhe truk formulën e Partisë Socialiste për hapjen 100% të listave. Xhixho shprehet se lojërat dhe kulisat duhet të marrin fund dhe listat të hapen 100%, që të jenë qytetarët ata që zgjedhin parlamentin e ardhshëm.
“Me lista të hapura nga i pari tek i fundit kandidat i çdo partie, me qëllim që zgjedhësit të vendosin se ke duan të çojnë në Kuvend! Asnjë truk, asnjë hile, asnjë mashtrim për të favorizuar të zgjedhurit e kryetarit! Këtë kërkojnë qytetarët dhe kjo duhet bërë! Propozimi i Partisë Socialiste për mbylljen e listave me formulë ku qytetarët nuk mund të vendosin me voten e tyre se kush do t’i përfaqësojë në Kuvend pas 25 prillit te vitit të ardhshëm, dëshmon se sa fasadë kanë qënë ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut .
Propaganda e kësaj maxhorance për hapje listash ra, duke treguar edhe një herë sa frikë ka nga vota dhe perballja me qytetarët pas shkaterrimit që i kanë bërë vendit. Listat duhen hapur për të rikthyer shpresën se vetem fuqia e votës mund të sjellë. ndryshimin në përfaqesim duke përfshirë në parlament individë me integritet, profesionistë ku vendimarrjet e tyre t’i marrin në interes të njerëzve dhe vendit. Parlamentit duhet t’i kthehet dinjiteti dhe besimi i qytetarëve, e që të bëhet kjo, qytetarët duhet të vendosin. Hapni Listat 100%! Boll më me lojra për marrëveshje kulisash për t’i mbyllur ato në dëm të demokracisë dhe cilësisë së përfaqësimit” shkruan ajo./db/Abcnews.al